KOPRENCKA Nerfuze
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1897, në Delvinë. Nëna e Xhelal Kobprenckës [shih]. Më 25 nëntor 1947, me vendim nr. 240, Gjykata Ushtarake e Korcës e dënoi «si armike e popullit» dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe punë të detyruar. Gjithë jetën e saj ajo kishte punuar si shtëpiake. Uran Kalakulla [shih], e përshkruan kështu në një portret kushtuar djalit të saj: “Nëna e Xhelalit ishte një grua e hekurt që dhe në prag të nëntëdhjetave zemrën e kishte zjarr dhe mendjen brisk, ashtu si edhe gjuhën, pa u përkulur kurrë edhe pse kishte bërë burg dhe internim deri në moshë të thyer. Ajo ishte një shembull i rrallë i vetive më të mira të gruas shqiptare të atyre viteve. Ajo kishte vetëm një dobësi, djalin e saj të vetëm, Xhelalin, të cilin nuk arriti ta shihte më me sy deri sa vdiq.” AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 219-220; Uran Kalakulla, Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm, (Tiranë: PRINCI, 2011), 79.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]