KOSTA Mikail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1937, në Prodan, Korçë. Më 15 nëntor 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranëse e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», në formë arratisje jashtë shtetit, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 23 gusht 1971, Gjykata e Kolonjës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut, në formë përgatitje për arratisje», dhe për «agjitacion e propagandë», me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 819-820.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]