KOTE Nikolla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 16 mars të vitit 1932, në Berat. U arrestua më 1 mars 1946, dhe më 31 tetor të po atij viti, me vendim nr. 609, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 239-240.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]