KRAJA Lan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Tivar. Më 19 dhjetor 1952, me vendim nr. 330, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut dhe tentativë arratisje» dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet si dhe për «krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor» me 4 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 202-203.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]