(Person i dënuar nga regjimi komunist)
U lind në Mamurras, në vitin 1900. Me vendim të datës 22. 9. 1945, Këshilli Gjyqësor i Qarkut të Durrësit, e deklaroi «kriminel lufte dhe armik të popullit» dhe e dënoi «me vdekje me ekzekutim në litar në kalan e Krujës dhe në vendin ku janë ekzekutuar luftëtarët e lirisë, dhe konfiskimin e pasunis të lujtshme dhe të pa-lujtshme». Ky vendim u aprovua edhe nga Gjykata e Lartë. U ekzekutua më 1 nëntor 1945. Qeverija Demokratike e Shqipnis, Kshilli Gjyqsuer i Qarkut Dorrësit, nr. 109 i R. Themeltar; Republika e Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Sektori i Arkivit Shtetëror të Sistemit, nr. 137/1 dhe nr. 372/1 prot.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit