KRUJA Raimond
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1952, në Peqin. Më 19 dhjetor 1982 hyri në zyrën e Ministrisë së Brendshme në Tiranë dhe kërkonte takimin me ministrin. Në dhomën e pritjes, bazuar në dëshminë e tre personave, ka pështyrë fotografinë e diktatorit Enver Hoxha dhe bërtiti “Rroftë Mehmet Shehu”. Kjo u konsiderua agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, por bazuar në një ekspertizë mjeko-ligjore, ai u konsiderua i papërgjegjshëm dhe u mbyll në një institucion mjekësor për kurim të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 696-698.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]