KUÇI Daver
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1945, në Vlorë. U dënua për motive politike, dhe më 27 maj 1993, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e dëbimit, nga rrethi i Vlorës në rrethin e Lushnjës, prej datës 17 tetor 1960 deri më 30 shtator 1991. Nga këto 5 vjet janë internim. Më 20 nëntor 1966, me vendim nr. 156, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 29 tetor 1971, me vendim nr. 86, Kolegji Ushtarak i Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 8 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 15, Fl. 413-414; 195- 196.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]