KUÇI Qemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Berat. Më 8 korrik 1950, me vendim nr. 300, Gjykata e Beratit e dënoi «për mosdorëzim të grurit», «për refuzim dorëzimi të tërshërës», «për refuzim dorëzimi të misrit», «për refuzim të dorëzimit të fasuleve», me 7 muaj burg. Më 20 dhjetor 1951, me vendim nr. 99, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi «për arratisje jashtë shtetit», me 8 vjet burg, për «dhënie informata sekrete», me 4 vjet burg dhe për «agjitacion e propagandë», me 3 vjet burg. Përfundimisht është dënuar me 12 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile me 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 331.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]