(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1918, në Shkodër. Më 14 prill 1950, me vendim nr. 46, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës kundër shtetit» dhe e dënoi me 4 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 15-16.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]