KUKA Shahe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1893, në Nivicë të Kurveleshit. Më 28 gusht 1951, me vendim nr. 96, Gjykata Ushtarake e Gjirokastër e deklaroi fajtor për «strehim, furnizim dhe bashkëpunim me bandat e diversantëve», si dhe për «krimin e agjitacion e propagandës», dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe konfisimin e pasurisë. Me vendim nr. 500, 6 nëntor 1951, Gjykata Ushtarake e Tiranës ia zbriti dënimin në 10 vjet burg dhe punë të detyruar. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 16-17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]