(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1898, në Zëmblak, Korçë. Është internuar dhe dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 24, më 18 qershor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit, nga Korça në Kamëz (Tiranë), Tepelenë dhe Lushnje, prej 1950 deri më 1965. Nga këto, 4 vite janë internim. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 90-91.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]