(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1904, në Vergo, Delvinë. Ka qenë pjesë e Ballit Kombëtar, është vrarë nga komunistët në Kaparjel (Gjirokastër). Me vendim nr. 213, më 16 korrik 1993, Gjykata e Sarandës vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes së tij nga forcat partizane, më 5 janar të vitit 1944. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 582-583.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]