KUPI Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1915, në Radomirë të Peshkopisë. Më 7 janar 1947, me vendimin nr. 7, u dënua «si armik i popullit dhe sabotator i pushtetit», me 4 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, humbjen e të drejtës civile dhe politike dhe punë të detyruar baras me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 367-368.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]