KUPI Halil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1896, në Krujë. U arrestua më 10 prill 1945, dhe më 15 maj 1946, me vendim nr. 180, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e bashkëpunimit me kriminelët e luftës» dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe humbjen e të drejtës politike e civile për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 15, Fl. 325-326.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]