(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1896, në Shkodër. Më 17 korrik 1946, me vendim nr. 657, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin si agjentë e nëpunësa të organizatave terroriste e fashiste, ka strehuar dhe furnizuar kriminelët e luftës si dhe ka dhënë informata si vegël e fashizmit» dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 397-398.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]