KURTI Juliana
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Punonjëse e ISKK, anëtare e redaksisë së botimit shkencor “Fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist”. Është një nga mijëra fëmijët shqiptarë të ndëshkuar politikisht që në lindje, vetëm për faktin se i përkiste një familje të fisnike beratase dhe pronarësh. Lindi më 1982, në Lushnjë, ku familja e saj ishte dëbuar prej 4 prill 1967. Aty kreu shkollën fillore dhe, me ardhjen e demokracisë, familja u rikthye në Berat. Më 2007 u diplomua për gjuhë dhe letërsi greke në Tiranë, aktualisht vazhdon studimet për drejtësi. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Berati në Ngurëz (Lushnjë) prej datëlindjes deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 321.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]