(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 18 dhjetor të vitit 1944, në fshatin Zhej të Mamurrasit. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 8, datë, 6 prill 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Krujës në rrethin e Tepelenës, prej 1 tetorit të vitit 1946 deri më 31 dhjetor 1951.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]