LAMÇE Gani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Starovë, Pogradec. Më 2 dhjetor 1946, me vendim nr. 363, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi si «kriminel lufte dhe sabotator i pushtetit», me 5 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile. Më 12 janar 1955, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi për «vepra përgatitore për tu arratisur jashtë shtetit», me 15 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 68, FL. 41-42.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]