LAMAJ Fatmir Enver
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1957, në Treblovë të Vlorës. Më 25 mars 1980, me vendim nr. 58, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg, 5 vjet internim dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44/1, FL. 23-24.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]