(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik ortodoks. Lindi në fshatin Kudhës të Himarës, më 13 mars të vitit 1910. U arsimua në Korfuz. Më 1934 u dorëzua në gradën priftërore. Më 25 prill të vitit 1944, në ditën e Pashkës së Madhe, u pushkatua si «armik i popullit» nga partizanët e Brigadës VI sulmuese në përroin e fshatit Kudhës. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 69, FL. 1-3.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]