LEKA (malaj) Ndoc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Ivanaj të Shkodrës. Më 14 shtator 1957, me vendim nr. 118, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskim të pasurisë; për «pjesëmarrje në bandë të armatosur», me 15 vjet burg. Përfundimisht e dënon me 25 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskim të pasurisë. Më 27 tetor 1972, me vendim nr. 259, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]