LIÇI Naim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1950, në Tiranë. Më 7 janar 1981, me vendim nr. 2, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/1, FL. 21-22.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]