LIÇKA Myftar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1924, në Lushnjë. Më 11 shtator 1948, me vendim nr. 176, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 3 vjet burg. U arrestua sërish më 1952, dhe më 12 mars të po atij viti, me vendim nr. 70, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup armiqësor» dhe e dënoi me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 47, FL. 109-10.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]