LLABANI Shpëtim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, në vitin 1961. Me vendim nr. 4, datë 18 janar 1982, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e aratisjes jashtë shtetit» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. Me dekret nr. 6969, datë 8 qeshor 1985, të Kuvendit Popullor, iu fal dënimi i mbetur. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 128-129.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]