LLESHI Islam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, më 16 prill 1926. Me vendim nr. 91, datë 15 prill 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 6 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 130-131.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]