(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1924, në Vermosh. Më 27 mars 1952, me vendim nr. 55, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantët» dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe humbjen e të drejtës për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 70, FL. 55-56.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]