(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1875, në Funares të Librazhdit. Më 19 shtator 1945, me vendim nr. 157, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 12 vjet burg, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale. Me urdhër të Kryetarit të Këshillit të Ministrave, dënimi iu ul në 7 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 48, FL. 16-17.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]