LULA Sarandi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Kolonjë. Më 25 janar 1953, me vendim nr. 3, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet burg. Më 9 shtator 1975, me vendim nr. 36, Gjykata e Kolonjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Më 9 maj 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë kundërrevolucionare Nacionaliste dhe [për] agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 64, FL. 7-8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]