LUNIKU Qamil Sulejman

LUNIKU Qamil Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik mysliman. Lindi më 1897. Shërbeu si myfti në Pogradec dhe në Vlorë, pastaj si imam i Xhamisë së Ballijes në Elbasan deri në 1967, kur u ndalua feja dhe u shkatërrua edhe xhamia e Ballijes. Iu bë gjyq publik në kinemanë «Skampa» të Elbasanit dhe iu kërkua publikisht të mohonte fenë, të pranonte që feja është opium për popullin dhe të zhvishte petkun fetar. Ai nuk pranoi asgjë dhe protestoi ndaj këtyre presioneve. Pas kësaj, deri në fund të jetës u vetizolua në shtëpinë e tij, ku vazhdoi t’i kryente ritet fetare. E gjithë familja e tij u persekutua dhe njëri vlla iu pushkatua në vitin 1948. Vdiq më 1970. Revista Kibla, nr. 2, shtator-dhjetor 2017, f. 24- 33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]