LUTAJ Selam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Hekal të Fierit. Më 9 tetor 1945, me vendim nr. 129, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte, [që] ka dezertuar nga radhët e ushtrisë Nac. Çl.» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike. Me dekret, dënimi iu kthye në 20 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 40, FL. 45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]