(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vukaj të Shllakut, në vitin 1915. U arrestua më 28 nëntor 1946. Me vendim nr. 40, datë 31 janar 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «ka mbajtur lidhje me kriminelët e luftës e armiqtë e popullit», se «i ka strehuar dhe furnizuar; ka bërë mbledhje të ndryshme me të arratisurit për të rrëzuar pushtetin; ka marrë pjesë në përpjekje me forcat operuese dhe i ka bërë pritë një skuardre të policisë, ku kanë mbetur të vrarë 3 policë dhe 2 të plagosur», ndaj e dënoi me 20 vjet burgim, humbjen e të drejtave elektorale, politike e civile, punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 67-68.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit