MACI Halit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1944, në Kukës. Me vendim nr. 6, datë 27 korrik 1975, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor «për sabotim me qëllim dobësimin e pushtetit popullor» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekretin nr. 6135, datë 28 shkurt 1980, iu falën 3 vjet nga dënimi. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 38- 39.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]