MAKSUTI Sabri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Vojnikë të Dibrës. Më 27 maj 1994, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 20 shkurt 1950, në Maqedoni. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 53, f. 144-145.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]