MALA Skënder
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Tiranë. Me vendim nr. 716, 23 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg. U fal më 1949. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 62, f. 42-43.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]