MALASI Feta
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Gjinoqar të Fierit. Me vendim nr. 39, 21 mars 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 16 vjet e 8 muaj burg, konfi skimin e pasurisë së tij së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Me vendim nr. 183, 25 korrik 1980, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Me vendim nr. 59, 23 shtator 1987, Gjykata e Matit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/2, f. 95-96.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]