MALO Selime
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1923. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike në rrethin e Fierit, prej datës 24 prill 1951 deri më 3 prill 1990. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 333-334.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]