(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1914 në Homesh të Dibrës. U arrestua më 1 qershor 1973. Më 8 shkurt 1974, Gjykata e Rrethit të Dibrës e dënoi për «agjitacion e propagandë» me 10 vjet burg, si dhe konfiskimin e pasurisë, pjesës së tij. Dy vjet më vonë, më 18 tetor 1975, Gjykata e Rrethit të Dibrës e dënoi përsëri, kësaj herë me akuzën për «tradhëti ndaj atdheut në formën e spiunazhit», me 13 vjet burg. Me bashkim dënimesh u dënua me 15 vjet burg, konfiskimn e pasurisë së paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Vdiq në burg më 20 nëntor 1982. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, f. 184-185.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]