(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Inxhinier. Lindi në Korçë, më 30 dhjetor të vitit 1912. Fakultetin e Inxhinierisë e kreu në Universitetin e Zagrebit në Kroaci, më 1930. U kthye në Shqipëri bashkë me bashkëshorten e tij kroate, Erikën a Zyrakën [shih]. Bashkë punuan në Tiranë, Berat e Korçë. U arrestua më 6 tetor 1946, me akuzat: «1) Ka qenë anëtari kryesor i grupit tekniko-sabotator, për sabotimin e punimeve të Maliqit e gjetkë. 2) Ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet që janë bërë në shtëpinë e tij dhe gjetkë, ku është shtruar mënyra e sabotimit, sipas udhëzimeve të agjentëve të huaj. 3) Ka sabotuar në sektorin e tij dhe ka përpiluar raporte dhe informata për agjentët e reaksionit të huaj në Tiranë, me të cilët ka bërë edhe takime. 4) Ka propaganduar për ta zgjeruar rrethin e tij reaksionar në Maliq e Korçë. 5) Ka pritur zbarkimin e të huajve në vendin tonë dhe ndërrimin e shpejtë të situatës.» Me vendim nr. 17, datë 18 nëntor 1946, Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i mbledhur në sallën e kinemasë “Nacional” në Tiranë, e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme personale dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Sipas urdhërit të gjykatës, u ekzekutua në Maliq, bashkë me të shoqen, Mirush Përmetin [shih] dhe Eugenio Scaturron [shih]. AMB, dosja hetimore gjyqësore nr. 1080 aktakuza e Prokurorisë së Gjykatës së Lartë Ushtarake nr. 98-107, dt. 06. 11. 1946, aktgjykimi nr.17, dt. 18. 11. 1946; Oëen Pearson, Albania in the Tëentieth Century, A History: Volume III: Albania as Dictatorship and Democracy, The Centre for Albanian Studies, 2006, p. 119-120; F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 284-285.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit