MARANAJ Vaso
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gril të Shkodrës, në vitin 1959. Me vendim nr. 331, datë 23 dhjetor 1978, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 7 qershor 1987, dhe me vendim nr. 45, datë 8 tetor 1987, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit të mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. (Dënim i kombinuar.) F. 5, Viti 2016, D. 101, f. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]