MARGARITARI Arshi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 janar 1917, në Margëlliç të Fierit. Me vendim nr. 2, datë 6 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte, se ka kryer këto faje: ka qenë oficer dhe komandant i fuqive të armatosura të Ballit Kombëtar, ka marrë pjesë në të gjitha operacionet Mallakastër-Myzeqe etj.», dhe e dënoit me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. Këtë vendim la në fuqi edhe Gjykata e Lartë Ushtarake, më 10 nëntor 1945 (vendim nr. 208). Siç del prej një radiogrami të Enver Hoxhës, që ka aprovuar dënimin me vdekje, u ekzekutua më 18 gusht 1945. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/2, F. 101-102.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]