MARGEGAJ Gegë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Hajmel të Shkodrës, më 13 qeshor 1907. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 4 janar 1993, si dhe të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni i ngritur, në mbledhjen e datës 12 mars 1994, vendosi vërtetimin e faktit juridik të vuajtjes së dënimit për motive politike nga ish i dënuari Gegë Margegaj nga data 5 janar 1947 deri më 29 qeshor 1948, si dhe nga 21 mars 1951 deri më 20 dhjetor 1951. F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 48-49.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]