MARKAJ Syl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Telaj të Tropojës, më 19 mars 1890. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992, të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, të udhëzimit nr. 7, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 8 maj 1993 vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 13 dhjetor 1946. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 44-45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]