MARKU Dodë Ndrec

MARKU Dodë Ndrec
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 dhjetor 1900, në Xhuxhë të Mirditës. Me vendim nr. 15, datë 17 janar 1952, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor se «ka ndihmuar të arratisurit Gjon e Bardhok Leka, i ka strehuar, furnizuar dhe u ka dhënë informata» dhe e dënoi 5 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72/1, F. 79-80.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "MARKU Dodë Ndrec" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/marku-dod%c3%ab-ndrec