MARKU Gjokë Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Qelëz të Pukës, në vitin 1904. U dënua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohënn e internimit nga rrethi Pukë në rrethin Tepelenë, prej datës 15 qershor 1949 deri më 20 dhjetor 1949, si dhe prej datës 6 maj 1950 deri më 2 dhjetor 1950. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 128-129.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]