(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1900, në Kthellë të Mirditës. Me vendim nr. 4, datë 30 maj 1953, Gjykata Speciale e Sigurimit e deklaroi fajtor se «ka aderuar në Organizatën e Legalitetit dhe ka bërë agjitacion e propagandë, duke dashur të shtojë radhët e organizatës, ka rënë në kontakt me kriminelët e luftës të cilët i ka strehuar» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, F. 94-95.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]