MARTINI Gjokë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kokdodë të Pukës, më 22 maj të vitit 1918. U arrestua më 21 gusht 1979, dhe më 21 mars 1980, me vendim nr. 11, Gjykata e Rrethit të Pukës e deklaroi fajtor për «agjitacionit dhe propogandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi më 8 vite heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U lirua më 15 nëntor 1982 me Dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor nr. 6656, datë 28 tetor 1982. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 94-95, 175-176.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]