(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Plloçë-Sevaster të Vlorës, në vitin 1941. Me vendim nr. 15, datë 26 korrik 1966, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «përkrahje në kryerjen e krimit» dhe e dënoi me 8 muaj heqje lirie. Për «mos kallëzim të krimit kundër shtetit» po kjo gjykatë e dënoi me 3 vjet heqje lirie. Përfundimisht e dënoi me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie. Dënimi filloi të zbatohej më 26 maj 1966. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 295-296.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]