(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Sofratikë, në vitin 1946. Me vendim nr. 88, datë 10 tetor 1979, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e dënoi për «agjitacion e propaganda kundër shtetit» me 13 vjet heqje lirie, ndalimin e profesionit mësues për 5 vjet kohë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 261-262.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]