MATO Shefik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 qershor 1923, në Gramsh. Me vendim nr. 17, datë 25 janar 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantët» dhe e dënoi me 8 vjet burg. Me vendim nr. 56, datë 12 gusht 1955, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje në një shtet armik» dhe për «arratisje nga vendi i ndalimit» dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Më 18 maj 1965, iu falën 2 vjet nga dënimi. Më 8 shtator 1967, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, F. 53-54.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]