MAVRO Thodhori
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Mursi të Sarandës, në vitin 1912. Me vendim nr. 28, datë 16 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit», si «element të vendosur kundër popullit, pjesë e grupit kriminal të Mursisë», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave civile dhe politike baraz me kohën dënimin, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 21-22.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]